Pc-StudioMaster.Tk © 2008-2009 Te gjitha te drejtat e rezervuara
 
.
Meny  
  Shtepia
  Contact
  Programe
  Produktet
  Mesim ne Pc
  Filma Shqip
  Forum
  Shërbime të Teknologjisë
  Vitia
  Shpallje
  TV Shqip
  Radio
  Agjensi Turistike
  Muzikë Shqip
  Nyje Fetare
  Moti ne Europe
  Kursi Valutor
  Emri yt si DJ
  Pavarsia
  Dita kur ke lindur
  Sistemi Bankar Shqip
  Rregullo Nickname
  Sektor 4
‰PNG  ------------------------------------ ----------------------------------------------------------
Vitia
 

Pozita Gjeografike, Popullsia, Historiku i Komunës së Vitisë
Postuar nga: zip E Shtunë, 30 Gusht, 2003 - 08:32 AM

VITIA

Pozita Gjeografike
Vitia Komuna e Vitisë shtrihet në jug lindje të Kosovës e cila kufizohet: në verilindje me komunën e Gjilanit, në perëndim me komunën e Ferizajit në jugperëndim me komunën e Kaçanikut dhe krejtësisht në juglindje me Maqedoninë. Me rrugë të asfaltuar është e lidhur edhe me magjistralen Prishtinë - Shkup në largësi prej vetëm 13 km. Kurse me Prishtinën lidhet me rrugë automobilistike në dy drejtime: nëpër Ferizaj me 55 km largësi dhe nëpër Gjilan në largësi prej 67 km. Vetëm 13 km, i nevojitet të kyqet ne hekurudhat e Kosovës, kurse për aeroport të Prishtinës duhet kaluar 80 km. Me pikën kufitare me Maqedoninë- Hanin e Elezit e ndajnë vetëm 37 km larg, kurse me Shkupin 60 km, nderkaq me aeroportin e Shkupit 82 km.
Lokalitetet e komunës së Vitisë: Pozheran, Ramjan, Fshat i Ri, Tërpezë, Qifllak, Sllatinë e Epërmë, Sllatinë e Ulët, Tërstenik, Sadovinë e Çerkezëve, Letnicë, Stubllë e Epërme, Vërnez, Shashare , Vërnakollë, Gërmovë, Smirë, Drobesh, Vërban,Goshicë, Sadovinë e Jerlive, Gjylekar (Skifteraj), Remnik, Stubëll e Ulët, Goden, Vërbovc, Mogillë, Podgorc, Gërqar, Ramnishtë,Lubishtë, Radivojc, Ballancë, Zhiti, Budrikë, Kllokot, Devaj, Binqë, Beguncë, Kabash, Debellde, Shushtë, Buzovik dhe Mjak.

Popullsia
Popullsia Në komunën e Vitisë bëjnë pjesë 43 fshatra me popullatë prej 68,633 banorë dhe me një sipërfaqe prej 297 km² dhe dendësi të popullsisë 231 banorë në një kilometër katror . Pjesa dërmuese e popullsisë jeton nëpër fshatra dhe merret me veprimtari bujqësore dhe blegtorale. Bujqësia merret si pjesë madhore e aktiviteteve ekonomike në Viti. Aktualisht në qytetin e Vitisë struktura e popullsisë është: shqiptarë 93% dhe 7% të tjerë.

Historiku i Komunës së Vitisë
Vitia shtrihet në pjesën qendrore të fushëgropës së Moravës së Epërme , përmes saj kalon lumi Morava e Binçës .Është e vendosur në një rrafshirë shumë pjellore, e përshtatshme për kultivimin e të gjitha bimëve bujqësore. Pas okupimit të trevave shqiptare (Kosovës) nga pushtuesit osman, treva e Vitisë ishte pjesë e Nahisë së Moravës. Në regjistrimin osman të vitit 1455 ,Vitia si vendbanim kishte 104 bashkësi (shtëpi familjare) me 18.801 . Ishte drejtues Çaudar Ahmedi i Guliam Begut. Gjatë Luftës së Parë Ballkanike (1912), sikur pjesët tjera të Kosovës, edhe Vitia me rrethinë okupohet nga Serbia, ndërsa gjatë Luftës së Parë Botërore okupohet nga Bullgaria, mandej në mes dy luftrave botrore ishte nën okupimin e Jugosllavisë (1918-1941). Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pjesë e zonës okupuese Bullgare , ndërsa në vjeshtë 1944 ripushtohet nga Jugosllavia komuniste. Vitia në vitin 1912 ishte shpallur komunë, ndërsa gjatë Mbretërisë Jugosllave ishte pjesë përbërse e Banonisë së Vardarit me qendër në Shkup. Në pikpamje administrative Vitia ishte komunë në vete si pjesë e Qarkut të Gjilanit. Në vitin 1952 nga qarku i Gjilanit formohen tri rrethe: Gjilani, Vitia, Dardana.. Ndërsa në vitin 1959, kur transformohen rrethet, Vitia shndërrohet Komunë në vete.



Dërgo këtë artikull mikut Printo këtë faqe

 Ekonomia
Postuar nga: zip E Shtunë, 30 Gusht, 2003 - 08:28 AM

VITIA
Bizneset dhe struktura e tyre

Bizneset që janë të regjistruara në zyren e biznesit kanë këtë strukturë:

a. Ndërmarrjet sipas sektorëve:
1499 ndërmarrje janë në sektorin privat
18 ndërmarrje janë në sektorin shoqëror

b. Ndërmarrjet sipas numrit të punëtorëve:

1 deri në 4 punëtorë janë 82 % e ndërmarrjeve
5-deri në 9 punëtorë janë 6 % e ndërmarrjeve
Mbi 10 punëtorë janë 12 % e ndërmarrjeve

c. Ndërmarrjet sipas prejardhjes së kapitalit:
98 % të ndërmarrjeve janë me kapital të vendit
2 % të ndërmarrjeve janë me kapital të përzier

ç. Ndërmarrjet sipas veprimtarisë:
65 % të ndërmarrjeve janë tregtare
20 % të ndërmarrjeve janë prodhuese duke përfshirë industrinë, bujqësinë dhe ndërtimtarinë
15 % të ndërmarrjeve janë shërbyese

d. Ndërmarrjet sipas themeluesve:
80 % të ndërmarrjeve e përbëjnë 1 themelues
15 % të ndërmarrjeve e përbëjnë 2 themelues
5 % të ndërmarrjeve e përbëpjnë më tepër se 2 themelues

dh. Ndërmarrjet sipas struktures gjinore të të punësuarve:

84 % janë meshkuj
16 % janë femra.
   


Organizimi i komunitetit të biznesit

Organizimi i subjekteve ekonomike private në komunë bazohet kryesisht në shoqata, si formë e organizimit dhe atë në:
- Shoqata afariste
- Shoqata të ekonomistve dhe
- Shoqata të blegtorëve

Shoqata më aktive është Shoqata e Afaristëve të Vitisë (SHAV).

Me të gjitha këto shoqata grupi për Zhvillim Ekonomik Lokal ka bashkëpunuar rregullisht dhe është i pamohueshëm kontributi i tyre në hartimin e Styrategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal.



Dërgo këtë artikull mikut Printo këtë faqe

 Bujqësia, Blegtoria, Pemtaria, Turizmi, Punësimi
Postuar nga: zip E Shtunë, 30 Gusht, 2003 - 08:25 AM

VITIA
Bujqësia
Deri në vitet e 80-ta, komuna e Vitisë vlersohej si komunë tipike bujqësore. Mbi 70 % e popullatës merrej me bujqësi.
Ka 13.500 hektar tokë dhe 2.500 hektar kullosa. Në komunën e Vitisë kultivohen bimët nga të cilat jetojnë banorët e kësaj komune: gruri, misri, kurse në sasi shumë me të vogël edhe elbi dhe tërshëra. Pas viteve të 90-ta në shumë fshatra të kësaj komune filloj kultivimi edhe i perimeve fitimprurëse.
Në komunën e Vitisë hambar i prodhimit bujqësor konsiderohen fshatrat Gjylekarë, Mogillë, një pjesë e Vitisë dhe një pjesë e Budrikës. Boniteti i lartë i tokës mundëson prodhimtari me rendimente të larta.
 
Blegtoria
Komuna e Vitisë është vendi i përshtatshëm edhe për kultivimin e blegtorisë. Me kullosa , pyje dhe burime të shumta të ujit, paraqet vend ideal për kultivimin e gjedheve, deleve, dhive.
 
Pemtaria
Poashtu, territori i komunës së Vitisë është i përshtatshëm edhe për kultivimin e pemtarisë. Në Bagdad të Ramjanit, janë të mbjellura afër 300 hektar lejthi të cilat japin rendimente mbi mesatare, kurse edhe rrafshina e Moravës, ofron kushte për zhvillimin e pemëve të tjera.
 
Turizmi
Sipas shënimeve historike, komuna e Vitisë është e njohur me monumente të cilat tregojn lashtësin dhe civilizimin e hershëm në këtë anë. Kalaja e Binçës mbase është më bindëse kurse sipas gjurmëve të hulumtimeve arkeologjike që nga Binça e deri në Letnicë, ky terren ishte i popullzuar dhe i banuar. Bile flitej që nga Binça e deri në Letnicë maca ka kaluar kulm mbi kulm deri sa ka arritur në Letnicë, me çka mund të supozohet se dendësia e popullzimit ishte mjaftë e madhe. Pikërisht këto vende, por edhe të tjerat siq është Banja e Kllokotit me kapacitetet e veta të turizmit shëndetsor paraqesin kushtet ideale për zhvillimin e turizmit klasik dhe shëndetsor.
Kanjoni i Letnicës si dhe pamjet pitoreske të Binçës, Shushtë, Mjak, Debellde, Letnicë, Vërnez, Vërnakollë, Stubëll e Epërme , Stubëll e Poshtme, Shashare, por edhe kushtet tjera , atmosferike, klima, janë elemente që mundësojn zhvillimin e turizmit.
 
Punësimi
Vlersohet se në komunën e Vitisë, në momentin e tanishëm, punë presin mbi 30.000 vetë. Në administratën e komunës së Vitisë punojn mbi 1.000 puntorë,ndërkaq në sektorin privat me mbi 1.000 subjekte afariste vlerësohet se punojn edhe 2.500 puntorë. Për nga mosha , komuna e Vitisë nga afër 65.000 banorë ka mbi 35.000 të rinjë të cilët janë të aftë për punë, mundësi për absurbimin e kësaj armate të të aftëve për punë. Kërkohen investime për realizimin e shumë programeve që presin në këtë komunë. Industria metalike ajo bujqësore por edhe industria e përpunimit të drurit, janë segmente kryesore në të cilat do të punësohej shumica e puntorëve. Edhe bujqësia si dhe turizmi kanë mundësi të zvoglojn numrin e atyre që presin punë.




Postuar nga: pimp E Diele, 31 Gusht, 2003 - 06:46 PM

FOTO
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Heute waren schon 7 Besucher (11 Hits) hier!
Time  
   
Date  
 
 
LiveScore  
   
Kycu ne Msn  
   
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden